Vrasja e gjeneralit iranian/ Flet  numri një i opozitës iraniane në Tiranë: Ka ardhur koha për fitoren e...

Premte, 03 Janar 2020 13:10

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka reaguar pas eleminimit nga SHBA të Kasem Sulejmanit, gjeneralit të forcave iraniane Quds.

Në reagimin e saj, Rajavi thotë se eleminimi i Kasem Sulejmanit dhe Abu Mehdi Muhandes, kreu i forcës shtypëse të Irakut, është një goditje e pariparueshme ndaj regjimit fetar. Rajavi theksoi se ka ardhur koha për të dëbuar mullahët dhe organizatën IRGC nga rajoni, veçanërisht nga Iraku, Siria dhe Libani. Në këtë mënyrë, Iraku, i cili ishte dorëzuar nga Shtetet e Bashkuara në një pjatë argjendi një regjimi fetar, do të çlirohet nga zgjedha e fashizmit fetar, i njëjti regjim që sundon sot në Iran.

“Kasem Sulejmani ishte një nga kriminelët më të egër të historisë së Iranit. Ai ishte përfshirë personalisht në masakrën e qindra mijëra njerëzve në rajon dhe në dëbimin e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre. Ai ishte gjithashtu ideatori i masakrës së Mujahedin-e Khalq (PMOI / MEK) në Kampin Ashraf në Irak, dhe i shumë operacioneve të tjera terroriste kundër Rezistencës iraniane në atë vend, në Iran dhe në vende të tjera. Me eliminimin e tij, procesi i rrëzimit të mullahëve do të përshpejtohet shumë”, thuhet në deklaratën e Rajavit.

“Për më tepër, me vdekjen e kriminelit Abu Mehdi Muhandes, kreut të forcës së prokursit të regjimit iranian Bassij në Irak, një vrasës famëkeq, krimet e të cilit ishin ekspozuar nga Rezistenca iraniane që prej dy dekadash, ka ardhur koha për fitoren popullit irakian dhe çlirimin e Irakut nga okupimi i regjimit iranian”, thuhet më tej në deklaratë.

Rajavi shton: “Ndërsa perspektivat për përmbysjen e teokracisë në pushtet janë të mundshme, është koha që forcat e armatosura të regjimit të përmbahen nga të shtënat mbi popullin iranian, të hedhin armët e tyre dhe të dorëzohen. Personeli atdhetar i forcave të armatosura duhet të bashkohet me popullin e Iranit”.

Duke kujtuar martirizimin e të paktën 1.500 fëmijëve të popullit iranian dhe arrestimeve të pafundme gjatë kryengritjes së Nëntorit 2019, Rajavi nënvizon: “Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimi Evropian, duhet të përfundojë politikën e tërheqjes dhe të njohë të drejtën e popullit iranian për rezistencë që të ngrihen për lirinë e të vendosin sovranitetin popullor në vend të sundimit të mullahëve”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...