Vrau vajzën, dhëndrin dhe veten/ Miku i shqiptarit tregon arsyet e krimit makabër

Hënë, 06 Janar 2020 19:48

Në 31 dhjetor Osman Shaptafaj, 55 vjeç qëlloi për vdekje vajzën e tij Linditën, dhëndrin Vetonin dhe më pas veten, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Në media u tha se autori i krimit nuk mund të pranonte largimin e të bijës pasi ajo po fillonte një jetë të re.

Por mesa duket arsyeja ka qenë tjetër.

 

Miku i 'babait monstër', Naim Flamuri në një komunikim për emisionin "Shqipëria Live" tregoi se autori donte të hakmerrej ndaj gruas pas divorcit.

 

"Kam 25 vjet që e njoh autorin e krimit. Na ka tronditur kjo ngjarje. Lindita kishte 15 vjet që nuk jetonte me babain sepse prindërit iu divorcuan. Osmani kishte 7 vite i izoluar, kisha kohë që nuk dëgjoja për të. Kur e takova Linditën ajo dridhej dhe më tha 'Nuk e di, nuk kemi dëgjuar për të'. Ai nuk ishte kujtuar për fëmijët më parë, por kohët e fundit kishte kërcënuar nënën e Linditës duke i thënë 'Do të të lëndoj ku dhemb më shumë'. Kush e mendonte se ai do vriste vajzën", u shpreh Flamuri.

 

Miku i Shaptafajt, tregoi se vite më parë 55-vjeçarit i kishin vrarë motrën dhe që prej asaj kohe ishte tjetërsuar si njeri. Osmani ishte një shpirt i trazuar. Atë e solli motra e madhe në Australi në fillim të viteve '90. Edhe në atë kohë ndodhi një krim shumë i shëmtuar, motrën e madhe të Osmanit e vranë me gjakftohtësi për një çështje banale. Dhe nga ai moment, ai kurrë nuk ishte më Osmani që unë njihja. Ai donte hakmarrje, jetonte vetëm për ditën e hakmarrjes. Vrasësi i motrës së Osmanit mori dënimin me burg. Më pas Osmani u divorcua, u trondit, u tjetërsua, la familjen, la fëmijët. Ai jetonte në periferi, ka patur ndikime narkotike që ia thelluan më tepër errësirën", tregoi Naim Flamuri.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...