Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrëshen.
Kastriot Reçi është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Të dhënat e para flasin se Reçi është pronari i një mediaje lokale në Mirditë.
Ai ishte pronar i MediaPlus në Rrëshen dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë.
***
Kush është 45-vjecari i vrarë sot në Rrëshen?
Bbiznesmeni që u vra sot në Rrëshen, pasi u qëllua në rrethana ende të paqarta me armë zjarri, 45-vjeccar, ishte pronar i një tv lokal në Lezhë, ‘Media Plus’. Viktima njihej si biznesmen në këtë zonë, ndërsa aktivitetin e kishte shtrirë dhe në Lezhë. Vite më parë atij i është vrarë edhe një vëlla.
***
Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, të vrarë në një atentat paraditen e sotme në Rrëshen.
Policia Mirditë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.