Ekzekutimi i Reçit/ Autori i maskuar si femër, dyshohet se është ushtarak Ekzekutimi i Reçit/ Autori i maskuar si femër, dyshohet se është ushtarak

E mërkurë, 08 Janar 2020 12:25

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Kastriot Reçit një ditë më parë në Rrëshen.

Një kamera sigurie dyshohet se ka filmuar autorin, por ai është i paidentifikueshëm. Burime hetimore thonë se autori ka qenë i maskuar si femër dhe më pas i ka hedhur paruket, duke u larguar i qetë.

Pas krimit, autori dyshohet se është larguar nëpër zonën e Perlatit, duke shkuar në drejtim të Burrelit.

‘Kastriot Reçi është qëlluar me snajper me një plumb të vetëm. Autori ka qenë i mirëmaskuar, i veshur si femer me fustan dhe me paruke. Ai ka përfituar nga fakti se pallati nga ku është kryer krimi është shpallur i pabanueshëm për shkak të tërmetit.

Nga burimet e grupit hetimor mësohet se autori është ngjitur nga shkallët dhe ka hyrë në një banesë të boshatisur në katin e parafundit. Nga dritarja ka qëlluar me precizion të lartë drejt objektit, duke e goditur me plumb në kraharor.

Ekzekutori ka dashur të vrasë vetëm Kastriot Reçin dhe madje ka shmangur plumbat ndaj vëllait të Reçit i cili ka kaluar në të njëjtën rrugë, vetëm 3 minuta më parë. Policia ka gjetur maskën të hedhur në rrugën që të çon në fshatin Perlat. Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugët e qytetit për të parë lëvizjet e autorit’, ka raportuar gazetari i AbcNews, Gjergj Figuri.

Dyshimet janë që, autori të jetë një qitës profesionist!

‘Edhe pse ka mobilizim total të forcave të policisë ngjarja është e vështirë të zbardhet. Ekzekutori ka patur një goditje të saktë në drejtim të objektit.

Ai klasifikohet si qitës profesionist dhe vlen për tu theksuar se e ka studiuar mirë zonën, më pas ka goditur me prezicion nga 200 metra largësi.

Sipas burimeve policore ai ka vepruar i vetëm, pra nuk ka pasur persona të tjera mbështetës në qytetin e Rrëshenit. Materialet e gjetura janë çuar në laboratorin e kriminalistikës për të ekzaminuar ADN-në’, kanë bërë të ditur burimet policore. /abcnews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...