Një tjetër ‘gylenist’ në pritje të ekstradimit/ Rrëfimi: Vizën kanadeze me Harun Çelik e morëm në Kosovë

E mërkurë, 08 Janar 2020 17:28

Selami Shimshek, është një tjetër turk që pritet të ketë të njëjtin fat me Harun Çelik, i cili u dëbua nga autoritetet shqiptare me 1 janar.

Shimshek ka treguar para grupit hetimor rrethanat se si e kishte siguruar vizën kanadeze, ndërsa përballjen me gjykatën do ta ketë më 13 janar.

 

“ABC Neës” siguron dëshminë e shtetasit turk Selami Shimshek, i ndaluar në 8 gusht pasi ka hyrë nga Kosova në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës. Në 13 janar, Simsek pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës në seancë paraprake pasi prokuroria ka mbyllur hetimin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

 

Në  pasaportën e tij autoritetet shqiptare konstatuan një vizë të falsifikuar për në Kanada.

 

Burime janë shprehur për “ABC Neës” se ka dyshime të forta për spiunim të Shimshek, por edhe të Harun Çelik, i dëbuar ditën e parë të janarit.

Në dëshminë e siguruar nga ABC Neës, shtetasi turk Selami Shimshek ka shpjeguar edhe mënyrën se si është pajisur me vizë. Ai ka deklaruar se pagesën e ka kryer kushëriri i tij nëpërmjet bankës.

Simsek identifikon një shtetas me emrin Kursat, të cilit i ka dërguar foton dhe pasaportën e tij. Pas kësaj shtetasi turk Kursat i ka kërkuar Shimsek të shkonte në Kosovë ku do t’i dërgonte dokumentin për të udhëtuar drejt Kanadasë.

Komunikimi mes Shimshek dhe Kursat është bërë në gjuhën turke. Në dëshminë e siguruar nga ABC Neës, Shimsek ka deklaruar se pasi ka mbërritur në Prishtinë ka qëndruar në një banesë për 3 ditë,  së bashku me shtetasin turk Harun Çelik.

Pasi ka marrë pasaportën me vizë kanadeze, Shimsek ka prenotuar biletën e udhëtimit me intinerarin Rinas-Vjenë-Toronto.  Harun Çelik u deportua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit.

Bashkë me mikun e tij ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Ndërkohë në vesh të shurdhër duket se ka rënë kërkesa e avokatëve të Harun Çelik për të marrë informacion se çfarë është vendosur për mësuesin 42 vjeçar, deportim apo dëbim.

Ministria e brendshme dhe Policia e shtetit nuk kanë kthyer një përgjigje zyrtare, duke i kryer veprimet në mungesë të theksuar transparence./abcnews.al

Image

Login to post comments