LAJM I FUNDIT/ Banesa përfshihet nga zjarri, digjet brenda një person. Policia jep detajet

E Enjte, 09 Janar 2020 08:39

Nje person ka gjetur vdekjen brenda baneses se tij, pasi ajo u shkrumbua nga zjarri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.ambulance

Sipas te dhenave te para te policse, viktime ka mbetur shtetasi S. D., 82 vjeç, qe ka qene brenda shtepise dhe nuk ka mundur te dale dot.

Këlcyrë/Informacion Paraprak.

Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Login to post comments