Shpërthen me eksploziv makina e politikanit serb në veri të Kosovës

E Enjte, 09 Janar 2020 12:11

Një automjet Peugeot ngjyrë e zezë dhe me targa KM është djegur mbrëmë pas mesnatës në Leposaviç, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.
KosovaPress raporton se makina është në pronësi të deputetit serb Sllavko Simiç.”Mbrëmë pas mesnatës, saktësisht rreth orës 1:30, para ndërtesës ku jeton Sllavko Simiç në Leposaviç, është hedhur eksploziv në automjetin e deputetit Simiç. Automjeti është djegur i tërë”, kanë thënë burimet e policisë.
Lajmin e konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut Branisllav Tadoviç, por nuk ka dhënë detaje shtesë.  Simiç përveç postit të deputetit në parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale serbe.

Login to post comments