Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Peshkopisë.
Dy persona kanë plagosur me thikë një efektiv policie për motive të dobëta. Nga inofrmacionet paraprake mësohet se shtetasit R.M. dhe A.M. kanë plagosur me mjet prerës shtetasin B.Z. (efektiv policie).
Punonjësi i policisë ka qenë pushim jashtë shërbimit të punës. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë kapur shtetasin R.M,. i cili është shoqëruar në komisariat, ndërsa po krehin zonën për kapjen e autorit të dytë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të mesditës së sotme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.