Krimi makabër/ Kunata kishte urdhër mbrojtjeje, autori ishte...

Premte, 10 Janar 2020 09:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan, ku pas një konflikti kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.

Eredet Çapoku (në foto) ka goditur me sende të forta kunatën e tij, 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lenë këtë të fundit të vdekur në vend.

Policia bën me dije se Eredet Çapoku e ka qëlluar me shkop druri kunatën e tij dhe Enkeleda Çapoku ka ndërruar jetë prej plagëve. Viktima e ka denoncuar para 6 muajsh në komisariatin e Kamzës pikërisht të kunatin, Eredet Çapokun dhe policia i ka komunikuar këtij të fundit të qëndrojë larg Enkeleda Çapokut, raporton News24.

Autori ishte një person problematik në zonën e Paskuqanit dhe njihej si përdorues i alkoolit. Ai ishte përfshirë shpesh në zënka me persona të ndryshëm.

Kanë qenë të afërmit të cilët kanë njoftuar policinë për vrasjen dhe i kanë treguar detajet. Fill pas kësaj Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes Eredet Çapokun.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...