Kapet “piromani” në Durrës, dogji 8 makina dhe një lokal

Premte, 10 Janar 2020 15:45

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Zjarrvënësi” duke vënë në pranga një 26- vjeçar. Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës,  pas një punë disa javore, të ndjekur dhe me metoda speciale të hetimit, bazuar edhe në provat filmike, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi, në fushën e zjarrvënies së qëllimshme.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Zjarrvënësi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin  tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.

Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht:

  1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.
  2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z.
  3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit SH. B.
  4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. D.
  5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit H. Q.
  6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q.
  7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit M. S.
  8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve. 

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...