Të martën në Shqipëri të gjithë ministrat e Turizmit të rajonit, për një ngjarje të rrallë

Diel, 12 Janar 2020 09:34

Të martën në Tiranë, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Për herë të parë, Tirana do të bëjë bashkë ministrat e turizmit të të gjithë rajonit, nga Italia e Greqia, te Kroacia, Sllovenia, e Serbia.

Të gjithë bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Por nuk do të jenë vetëm ministrat, por edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme, të gjithë operatorët turistikë në vend, të gjithë kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Rama në eventin më të rëndësishëm për turizmin, të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

 

“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, është tema e samitit që po sjell në Tiranë, elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon, që këtë herë vjen të mësojë nga Shqipëria, një leksion solidariteti të rrallë për turizmin.

 

Kjo qe arsyeja që Organizata Botërore e Turizmit nxiti bashkimin e gjithë rajonit në Tiranë, për të ndarë përvojë, për të qenë bashkë në  përballimin e fatkeqësisë dhe sidomos për të promovuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm turistik.

 

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me UNWTO do të mbaje këtë Samit Rajonal të Turizmit më 14 janar ku në darkë do të finalizohet me mbrëmjen gala ODA të mbajtur në Pallatin e Brigadave ODA shqiptare, për të ndarë së bashku vlerësimin për solidaritetin ndaj tërmetit dhe promovimin e Shqipërisë turistike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...