Dhuna në familje, arrestohet lezhjani me kallashnikov në shtëpi

Diel, 12 Janar 2020 10:01

Ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes  dhe e kërcënonte se do ta vriste por është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Janë sekuestruar nga ana e policisë, një  armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës

 

Ja njoftimi i plotë:

 

Lezhë

 

Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje

Ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes  dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet një  armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë  arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë
Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri,   e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit Z. K.,  ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje".

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...