Pas disa ngjarjeve/ Seksologu kosovar flet për vdekjet e të moshuarve në motele

Hënë, 13 Janar 2020 12:29

Në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan ndërroi jetë një 72-vjeçar. Ai kishte shkuar aty me një vajzë 30-vjeçare. Por derisa i moshuari po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Por disa ditë pas, seksologu kosovar dr. Hajrullah Fejza për #Gjesi në T7, ka dhënë detaje rreth shkaktarëve të cilët mund të çojnë deri tek vdekja e një personi gjatë marrëdhënive seksuale.

Seksologu kosovar, ka dhënë kritika edhe ndaj mjekëve të cilët sipas tij nuk i pyesin pacientët rreth nevojave të tyre seksuale.

“Nuk është e drejtë me ia mohu dikujt me pas marrëdhënie seksuale. Seksi fatkeqësisht është tabu edhe tek institucionet shëndetësore. Mjekët familjar, kardiologët, po hezitojnë me iu ba pyetje të moshuarve rreth jetës së tyre seksuale. Një eksaminim fare i thjeshtë, mund të parandalojë pasojat  që po ndodhin si pasojë e aktivitetit seksual”, thotë seksologu kosovar.

Ai thotë se mosha e përcakton mënyrën se di duhet bërë marrëdhënie seksuale me ndonjë person tjetër.

“Marrëdhënia seksuale, është aktivitet fizik. Çdo person që ka pengesa kardiovaskulare mund të ketë pasoja edhe pa përdor asnë medikament. Duhet me diskutua me psikologun për mënyrën se di duhet bërë seks”, thotë ai.

Tutje, duke folur edhe rreth rastit së 72-vjecarit që vdiq në një motel në Gjilan, seksologu kosovarë ka dhënë edhe këshilla se si duhet përdorur viagra.

“Në media akuzohen shpesh herë për këto raste se është përdorur viagra. Si ilaç është shumë i sigurt nëse merret në mënyrën e drejtë. Shumica e personave shkojnë në barnatore e blejnë viagrën. E përdorin atë bari në mënyrë shumë tinëzare pa u konsultuar paraprakisht me farmacistin.ky mos-koordinim për konsumimin e viagrës mund të sjellë pasoja sikur këto që kanë ndodhur. Shumica e personave e marrin viagrën edhe nisen në vendin ku duan që të performojnë seksualisht”, ka deklaruar seksologu Fejza./Express/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...