Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për ‘skifterin’ Gentian Duraku

Tuesday, 14 Janar 2020 12:44

Si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kryen 51 grabitje në Gjermani, Gentian Durakut i pranohet gjykimi i shkurtuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit.

I akuzuari Gentian Duraku, i njohur si ‘Skifteri’ ishte i pranishëm në seancën në GJKKO. Nga hetimet grupi grabiste nga e hëna në të shtune. Të dielën e kishin pushim. Në disa prej grabitheve rezulton se kanë bërë vëtem dëme duke mos marrë asgjë. Dy ‘skifterat’ pjesë e grupit të Duraku janë dënuar në Gjermani, Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. Asnjë nga gjermanët ‘viktimë’ e grabitjeve nuk kanë qenë të pranishëm. Hetimet e autoriteteve shqiptare u bazuan tek letërporosia gjermane.

Gentian Duraku ishte shndërruar në makth për policitë gjermane e franceze, pasi dyshohej si anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer grabitjen e të paktën 50 vilave luksoze në këto shtete.

Përpjekjet e autoriteteve të huaja për ta arrestuar të dyshuarin, nuk kishin dhënë rezultat, derisa hetimet zbuluan se ai ishte larguar dhe fshihej në Shqipëri. Për t’i sjellë sendet e vjedhura në Shqipëri për të mos rënë në sy të policisë 29-vjeçari përdorte transport publik dhe nuk udhëtonte kurrë me makinë private. Pjesë e grupit ishin mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vijojnë tërmetet në Turqi. Disa lëkundje të forta brenda pak minutash

Globi

Vijojnë tërmetet në Turqi. Disa lëkundje të forta brenda pak minutash

Vazhdojnë lëkundjet e tokës në Turqi. Pas tërmetit të djeshëm, 6.8 ballë I shkallës rihter, toka në pjesën Lindore vijon të lëkundet. Sipas Shërbimit Sizmiologjik turk, që prej orës 18.30, në...

Kush janë 6 shqiptarët që u kapën sot me 50 milion euro kokainë në Greqi. Kryetari ‘tmerri’ i policësë

Aktualitet

Kush janë 6 shqiptarët që u kapën sot me 50 milion euro kokainë në Greqi. Kryetari ‘tmerri’ i policësë

Policia greke ka zbardhur aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të trafikut të kokainës,anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë. Gjate...

TRONDITËSE/ Vdes në rrethana misterioze para ndeshjes futbollisti anglez

Sport

TRONDITËSE/ Vdes në rrethana misterioze para ndeshjes futbollisti anglez

Një futbollist anglez ka humbur jetën në rrethana misterioze përpara se skuadra e tij të luante. Halifaks Taun, skuadër e kategorisë së pestë në Angli komunikoi se lojtari i tij Xhordan...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!