Aksidenti në Itali, humb jetën 63-vjeçari shqiptar/ Emri

Premte, 17 Janar 2020 08:18

Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur dy ditë më parë në Rimini.

Shqiptari i identifikuar si Halim Sulejmani u përplas nga një automjet në rrugën Emilia. Viktima po shëtiste anash rrugës kur një automjet tip Mercedes e goditi.

Raportohet se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i Mercedesit ka pohuar në polici se nuk e ka parë viktimën, ndërsa ka ndjerë aksidentin kur dëgjoi një zhurmë të tmerrshme, dhe menjëherë kuptoi se ai kishte goditur ‘diçka’.

Ai shpresonte të kishte perplasur një kafshë, por për fat të keq jo.

Login to post comments