Pengmarrja në Kamzë/Gjithçka u filmua nga kamerat, autorët dhe pengu u zhdukën në Fushë-Krujë

Premte, 17 Janar 2020 18:36

Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, por policia nuk ka ende asnjë gjurmë të pengmarrësve të një personi gjatë mesditës së sotme në rrugën “London” të Kamzës.

Burime zyrtare bënë me dije se konflikti mund të ketë ndodhur për shkak të një makine.

 

Pas debatit ata kanë e kanë marrë atë në makinë duke u larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

 

Gazetari Andi Qosja  i ABC Neës ka siguruar për pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa raporton se për herë të fundit makina e autorëve të dyshuar është lokalizuar në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

 

Policia ka shoqëruar për momentin një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, e cila ka parukeri përballë vendit ku ndodhi sherri.

Gazetari raporton se banorët nuk kanë njohur as personin e marrë peng dhe as personat e përfshirë në këtë konflikt.

Mësohet se ata janë larguar me një fuoristradë të bardhë.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë se një shtëpie aty pranë, pamjet e të cilës janë marrë nga grupi hetimor për të parë se çfarë ka ndodhur.

Në operacion janë përfshirë drejtoria e policisë së Durrësit dhe e Tiranës për të shkëmbyer të dhëna.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...