Është identifikuar shqiptari i cili u përplas për vdekje në orët e mesnatës në Torino, Itali.
Mediat fqinje kanë zbuluar dhe emrin e viktimës.
Sipas TorinoToday, bëhet fjalë për Frank Gjinajn, 36 vjeç, i cili është përplasur për vdekje nga një makinë
Trupi i tij është gjetur në rrugë nga një shofer, rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të hershëm të ditës së sotme.
Policia italiane thotë se shqiptari ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një makinë, shoferi i të cilës nuk është ndaluar.
Kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorit të aksidentit të rëndë.