Një përleshje për pronat, ka përfunduar në përdorimin e armëve, ku është qëlluar me një fishek manovër.
Policia bëjn të ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në në vendin e quajtur ‘Valias’, Kashar.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur ‘Valias’, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.
Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B, shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.