Një vajzë 16 vjeçare është abuzuar seksualisht nga një adoleshent. Ngjarjen e ka bërë me dije këtë të hënë policia e Durrësit.
Në një njoftim të shkurtër paraprak, bëhet me dije se specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës.
Ky i fundit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.
Nuk dihen të tjera detaje, nëse dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme, apo kush e ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.