Malltezi denoncon ish kreun e PS në Durrës/ 'Ndërtues i pallatit me 4 viktima, vazhdon të japë leje mjedisore në zona të ndaluara'

Hënë, 20 Janar 2020 18:34

Ish-deputeti socialist dhe ish kreu i PS për Durrësin, Edison Konomi, mban aktualisht postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, emërim ky I bërë nga vetë kryeministri Edi Rama.

Por përpos kësaj, Konomi është edhe ndërtues, madje sipas denoncimit të bën anëtari I Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, një prej pallateve të shembura nga tërmeti I 26 nëntorit dhe ku humbën jetën 4 persona, I përket pikërisht këtij.

 

Por, sipas Malltezit, pavarësisht kësaj, në vend që të përballet me drejtësinë, mban ende postin që miraton leje mjedisore për ndërtim, mbi të gjitha në zona ku nuk lejohet të ndërtohet.

 
 

“Ish kreu i PS Durrës, ish doganier, ndërton pallat që i shembet dhe vdesin 4 vetë. Në vend që të përballet me drejtësinë e emërojnë drejtor agjensie mjedisi dhe miraton leje mjedisore për ndërtime edhe brenda zonave të mbrojtura. #Rilindje”, shkruan Malltezi

 

Konomi ka qenë  nëndrejtor i Doganës së Durrësit në vitin 2013. Ps ardhjes në pushtet të PS qëndroi gati edhe një vit tjetër në këtë detyrë dhe më pas u transferua në doganën e Kakavijës (2014) dhe më pas në atë të Fierit (2015). /Syri.net

Image

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...