Linja ajrore Prishtinë - Beograd, çfarë parashikon marrëveshja

Tuesday, 21 Janar 2020 09:20

Pas dy dekadave është paralajmëruar rikthimi i fluturimeve në linjat ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas. Për këtë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka nënshkruar në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur këtë linjë ajrore. Kjo marrëveshje ka ngjallur reagime të shumta. Dikush e mirëpriti e dikush e kritikoi. U kërkua edhe sqarime se çfarë është kjo linjë ajrore. Pati edhe parlajmërime se detajet për fluturimin që ka një distancë ajrore 250 km e që mendohet të zgjasë rreth 50 minuta duhet të sqarohen shumë çështje.

Për marrëveshjen  që u shpall dje në Berlin e që  u quajt “letër qëllimi” për fluturime në relacionin Prishtinë – Beograd e që u nënshkrua në Ambasadën e SHBA-së në Berlin nga përfaqësues të Kosovë e Serbisë, ka pasur shumë reagime.

Reagimet ishin të ndryshme për të. Politikisht u mbështet edhe nga autoritetet në Prishtinë, por pati shumë pikëpyetje. Dikush kërkoi sqarime nëse do të hapet komplet hapësira ajrore serbe për fluturimet nga Kosova, apo vetëm për këtë fluturim specifik.

U kërkuan informata edhe për çështjen e dokumentacionit që do të përdorin udhëtarët eventualë nga Kosova kur të ulen në Serbi para doganierëvë serbë. Serbia nuk e njeh Kosovën dhe dy palët kanë një marrëveshje që udhëtimi në të dyja anët me letërnjoftime.

Po ashtu pati edhe shqetësime se Serbia është e vetmja që do të përfitojë nga kjo linjë ekonomikisht.

Përfaqësuesi i Kompanisë Lufthansa Michael Knitter që ishte në ceremoninë e nënshkrimit ka thënë se “detajet e nevojshme do të qartësohen në javët e ardhshme”

Knitter ka thënë se ky hap i shërben afrimit të mëtejmë të Kosovës dhe Serbisë.

Por, ato që mbesin shqetësime kryesore janë të natyrës politike dhe të sigurisë së udhëtarëve nga Kosova që do ta përdornin aeroportin e Beogradit.

Faqja Euractiv po ashtu shkruan se detajet për fluturimin që ka një distancë ajrore 250 km e që mendohet të zgjasë rreth 50 minuta duhet të sqarohen shumë çështje. “Shumë detaje duhet sqaruar, edhe nëse Beograd jep pajtimin për këtë plan. Serbia nuk i njeh dokumentet e e Kosovës apo kufirin shtetërore ndërmjet dy vendeve. Kjo nënkupton që udhëtarët që do të hyjnë në Serbi nëpërmjet kësaj linje mund të kthehen apo t’u paraqiten probleme në kufi”  shkruan Euractiv.

Pala e Kosovës thotë se lidhur me këtë institucionet e Kosovës do të ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

“Të gjitha fluturimet kërkojnë aprovimet dhe licencat sipas kërkesave rregullatorë të zbatueshme në Republikën e Kosovës si dhe bazuar në legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Ajrore Evropiane (HPAE (ECAA))” bëjnë të ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.

E nëse gjithçka shkon siç duhet dhe dy palët tejkalojnë pengesat politike përfshirë edhe çështjen e taksës që Serbia e ka përmendur si kusht që kjo marrëveshje të implementohet, duket se amerikanët i kanë shtyrë palët që të bëjnë progres në bisedimet e bllokuara tash e sa kohë. Europianët që deri më tani e kanë pasur në dorë ndërmjetësimin e bisedimeve deri më tani nuk kanë reaguar.

Reagimi i Serbisë: Linja ajrore Prishtinë-Beograd, pa e njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme nënshkrimin e letrës së synimit për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën, siç tha ai, është zhvilluar një dialog i gjatë dhe “është  arritur një zgjidhjeje kompromisi për të cilën ku askush nuk mund të thotë se ne e kemi njohur Kosovën”.

Siç raportojnë mediat serbe, presidenti serb Vuçiç, i cili po qëndron në Davos, lidhur me këtë marrëveshje falënderoi të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si dhe këshilltarin për siguri kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien.

Në Qeverinë e Serbisë thonë se linja ajrore Prishtinë-Beograd mund të jetësohet, kërkojnë heqjen e taksës dhe rikthimin në dialog

“Jam mirënjohës për energjinë dhe përpjekjet e bëra nga Grenell dhe O Brian. Nuk do të jetë e lehtë për ne as për amerikanët t’i bëjmë të gjitha këto. Unë jam mirënjohës për interesin e treguar nga presidenti (Donald) Trump”, tha Vuçiç,  duke shtuar se do të ketë një takim me O’Brian në Davos.

“Është shumë e vështirë të arrihet te ndonjë marrëveshje për këtë çështje. Dua që qytetarët të dinë se sa e rëndësishme dhe e vështirë është”, nënvizoi ai.

Ndaj kritikave se pse operatori në atë linjë të drejtpërdrejtë nuk do të jetë ‘Air Serbia’,  Vuçiç tha se “shqiptarët do ta donin këtë më shumë se kushdo tjetër, por që është e pamundur për ne”.

“’Air Serbia’ do të duhej të nënshkruajë të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Duhet të nënshkruajë një kontratë me Aeroportin ‘Adem Jashari’,  madje edhe Kosovën si shtet, të pranojmë që shtresa e ulët e ajrit nuk është nën kontrollin tonë. Prandaj, ne kërkuam dhe luftuam  të përfshihej KFOR-i, të  kemi një ndërmjetës, dikë që është i përcaktuar për atë hapësirë me Rezolutën e KB”, shpjegoi ai.

Kundërshtarët politikë në Serbi i porositi se kritikat e tyre tregojnë se sa janë jo seriozë dhe se nuk kuptojnë asgjë.

Ai theksoi se Serbia bëri më të mirën që mundi për të konfirmuar se për çfarë angazhohet, për qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve, dhe në të njëjtën kohë të mbrojë  tërësinë territoriale të Serbisë.

“Arritëm të gjejmë një zgjidhje kompromisi ku askush nuk mund të thotë që e keni njohur Kosovën. Ata që sulmojnë dinë pak, nuk kuptojnë asgjë, prandaj pyesni  si  është e mundur që këta njerëz dikur drejtuan vendin”, tha ai, duke kritikuar ata që po e sulmojnë në Serbi.

NATO, Kosova dhe Shqipëria:   Ky është një hap i rëndësishëm

Aviokompania Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.

Lidhur me këtë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur hapjen e kësaj linje. Ai në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm procesin e normalizimit. “Unë mirëpres kërkesën e Lufthansas për të hapur një linjë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. Jam mirënjohës këshilltarit O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell për shtyrjen e këtij procesi”, shkruan Thaçi.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka mirëpritur edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke thënë se është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komerciale me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më anë të një shkrimi në Twitter, e ka mirëpritur hapjen e kësaj linje ajrore.

“Ky është një hap i rëndësishëm, i cili do të kontribuojë në përpjekjet për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe do ta bëjë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave më të lehtë dhe më të shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Stoltenberg.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i lumtur për linjën ajrore Prishtinë – Beograd. Ai ka zgjedhur ta përmend homologun e tij, Ramush Haradinajn, të cilin para pak ditësh e paditi, duke i thënë atij se paqja nuk arrihet me mjete lufte e as me popullaritetin që ta sjellin ato mjete.Rama thotë se marrëveshja për fluturime Prishtinë – Beograd e ka gëzuar atë dhe e sheh si hap pozitiv për qarkullim të njerëzve dhe të mallrave në Ballkan/

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!”, ka shkruar Rama në Twitter.

E në shkrimin e tij, Rama përmend kryeministrin në detyrë të Kosovës, ndaj të cilit ka paraqitur padi. Ai thotë se shumë mirë që e përshëndeti Ramushi, pasi paqja nuk arrihet me luftë.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, thuhet në postimin e Ramës.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka nënshkruar në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur këtë linjë ajrore.

Kjo është bërë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Modifikuar më Tuesday, 21 Janar 2020 09:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...