Kater te rinj arrestohen nga policia, si autore te vjedhjes me dhune te dy shtetasve te huaj, te cileve u kishin premtuar se do t’i transportonin drejt Tiranes, kundrejt pageses.
Policia zbardh detaje nga zbulimi dhe dokumentimi edhe i 2 vjedhje të tjera me dhunë ndaj të huajve, autorë të dyshuar të të cilave dyshohet të jenë këta shtetas.
NJOFTIMI
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë patrullimit të tyre kanë konstatuar në qytetin e Korçës, dy shtetas të huaj të cilët i kanë kërkuar ndihmë punonjësve të Policisë, pasi disa shtetas që iu kishin premtuar kundrejt fitimit transportimin drejt Tiranës, i kishin kanosur këta të fundit dhe pasi i kishin dhunuar fizikisht iu kishin vjedhur 3 aparate celulari, 350 euro, si edhe çantat e tyre personale.
Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje konkretisht shtetasve:
• M. R., 19 vjeç, banues në Korçë
• K. D., 20 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.
• A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.
• K. I., 19 vjeç, banues në Korçë.
Në vijim të hetimeve të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm, janë autorë të dyshuar edhe të dy ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, gjatë muajit dhjetor, ku kanë vjedhur me dhunë 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kanë marrë 4 aparate celulare dhe shumën prej 440 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.