DETAJE/ Atentati ndaj Çepajve në Vlorë, kanë marrë pjesë më shumë se 2 persona, mjeti rezulton…

Tuesday, 21 Janar 2020 12:02

Zbardhen detaje të reja nga grupi hetimor lidhur me plagosjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Vlorës. Në atentatin që u krye në drejtim të Nikollaq Çepaj (Taullaraj) dhe Roland Çepaj, mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Sipas grupit hetimor rezulton se dy persona kanë qenë në drejtimin e automjetit që hapi zjarr nga Çepajve, ndërsa persona të tjerë kanë ndihmuar në largimin e autorëve pas djegies së automjetit.

Nga grupi hetimor mësohet se atentati ka qenë i mirëmenduar, ndërsa pesë gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, dhe disa të tjera brenda automjetit të djegur.

Kjo vërteton se është qëlluar nga brenda automjetit mbi 15 plumba. Sipas grupit hetimor automjeti rezulton i vjedhur, po ashtu edhe targat të vjedhura dhe nuk i përkisnin mjetit që u krye atentati. Nga burime te policise konfirmohet se nuk ka endë asnjë të dyshuar që mund të jetë shoqëruar derimë tani.

Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.

36-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës nën trajtimin intensive të mjekëve pasi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plumbave që ka marrë.

Fax Neës shkruan se në bazë të burimeve kofidenciale nga uniformat blu, dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...