Identifikohet një i dyshuar për plagosjen e bashkëshortëve gjatë grabitjes

E mërkurë, 22 Janar 2020 09:57

Një ngjarje që tronditi opinionin publik jo vetëm në Tiranë për më gjerë ishte ajo e grabitjes së armatosur në shtëpinë e një biznesmeni ku mbeten të plagozur me armë zjarri burri dhe gruaja.

Një person me origjinë nga Skrapari është shpallur në kërkim Policor, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni për ngjarjen, por njëkohësisht është edhe person i dyshuar për plagosjen e çiftit Laze në Allias, gjatë tentativës për grabitje në shtëpinë e tyre.

Burime nga Policia thanë, shkruan panorama,  se gjeneralitetet dhe fotografia e shtetasin me inicialet A.B., u është shpërndarë të gjitha Komisariateve në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera, në mënyrë që të bëhet shoqërimi i tij në momentin e parë që të konstatohet.

Të nesërmen pas ngjarjes, burime nga grupi hetimor thanë se nuk përjashtohet mundësia që autorët e ngjarjes të kenë qenë persona që e kanë njohur mirë banesën e familjes Laze, por nga ana tjetër edhe lëvizjet e tij. Madje, ka dyshime se ata mund të kenë marrë informacione nga persona të brendshëm të familjes, nga personat e punësuar apo edhe të afërm të tyre.

Për këtë arsye, Policia ka shoqëruar disa prej tyre, duke u marrë dëshmitë në lidhje me ngjarjen, edhe si persona të dyshuar. Familja Laze jetonte në katin e dytë të banesës ku ndodhi ngjarja, ndërsa kati i parë përdorej si punishte brumi, duke qenë se ata kishin në pronësi disa furra buke.

Pjesa e pasme e banesës nga ku çifti hynte në shtëpi, ndryshe nga pjesa e përparme ku ndodhej dhe biznesi, nuk ka pasur kamera dhe këto të dhëna janë ditur nga autorët. Sipas grupit hetimor, kjo përforcon dyshimet se grabitësit kanë pasur informacione të sakta për familjen dhe banesën.

Petrit dhe Afërdita Laze nuk kanë pasur mundësi të përleshen me grabitësit, pasi të gjendur në befasi ata kanë qëlluar menjëherë sapo janë përballur me çiftin, fillimisht Petritin e më pas Afërditën, në korridor.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...