Ministri Lleshaj dhe kryepolici Veliu, e pranojnë: Kemi spiunë të krimit brenda radhëve tona

E mërkurë, 22 Janar 2020 10:33

Duket se pamundësia për të zbardhur ngjarjet e rënda dhe autorët e tyre, ka detyruar kupolën e policisë së shtetit që të kthejë gishtin nga vetja duke kërkuar spiunë brenda radhëve të veta.

Kështu mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë takimit të mbyllur që zhvilloi ditën e hënë në drejtorinë e Tiranës me drejtuesin, shefat e krimeve, rendit dhe sektorësh të ndryshme mbi ngjarjet e fundit kriminale, u ka komunikuar dy urdhëra të prerë.

Sipas gazetares se `Report Tv`, Xhensila Kodra, urdhëra i parë i Veliut lidhet me heqjen e telefonave nga efektivët e policisë gjatë shërbimit, për të shmangur rrjedhjen e informacionit apo dekonspirimet.

Mësohet se që tani e tutje disa kategori të strukturave të policisë, përfshirë ata që veprojnë në terren nuk duhet të mbajnë telefonat me vete, por ti dorëzojnë përpara se të nisin shërbimin. Komunikimi do të bëhet, vetëm me radion e policisë.

Urdhri i dytë lidhet me agjentët e policisë, për të cilët Veliu ka kërkuar që në fund të ditës të përpilojnë një procesverbal mbi rutinën, çfarë kanë hetuar, kontrolluar apo takuar gjatë ditës. Këto masa ekstreme Brenda radhëve të policisë vijnë menjëherë pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt, i cili pak ditë më parë në Lezhë,  në një takim pas ekzekutimit mafioz me snajper në mes të qytetit të Rëshenit, u kërkoi drejtuesve të policisë që të ruajnë sekretin hetimor, pasi ka pasur rrjedhje të informacioneve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...