KLSH: Shqiptarët po konsumojnë midhje pa asnjë kontroll!

E mërkurë, 22 Janar 2020 10:56

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë përfundime trishtuese nga auditimit që ka kryer në vitin 2019 në sektorin e peshkimit dhe të akuakulturësnë Shqipëri.

Problemet kanë rezultuar duke filluar që nga fakti që Ministria e Bujqësisë ka dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor dhe ligji i Akuakulturës i 2016-ës ende nuk ka gjetur zbatim.

Duke kaluar tek siguria ushqimore, në raportin e KLSH-së thuhet se Qendra e grumbullimit të midhjes në Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për çertifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe çertifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll”, theksohet në raport.

Mirëpo, problemet nuk mbarojnë këtu. në raport thuhet se "ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshë me ujë."

Më tej nënvizohet se anijet e peshkimit nuk kanë pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik dhe mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, të paregjistruar dhe të parregulluar.

Aktiviteti i peshkimit dhe akuakulturës nuk monitorohet me inspektim dhe kontroll 24 orë në 7 ditë, si rezultat inspektorët e peshkimit nuk mund të kontrollojnë peshkimin e paligjshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...