Paguanin me para falso në karburante, arrestohen dy 19-vjeçarët

E mërkurë, 22 Janar 2020 15:24

Policia e Tiranës ka vënë në pranga, falë një operacioni të posaçëm, dy 19-vjeçarë, që ishin kthyer në makthin e pikave të karburanteve dhe kioskave. Dy të rinjtë paguanin me para falso dhe “godisnin” në zona të ndryshme të Tiranës.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë një operacioni të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë U. M., 19 vjeç dhe N. P, 19 vjeç, të dy banues në Tiranë;

Sipas Policisë, këta të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska. Atyre iu sekuestruan kartëmonedha të falsifikuara dhe dy aparate celulari.

Dosjet e tyre iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...