Godet Balliu: Shqipëria, 7 vende më poshtë në indeksin e korrupsionit se emëroi Ahmetajn Ministër

E Enjte, 23 Janar 2020 21:19

Shqipëria ka rënë plot 23 vende në renditjen e indeksit të korrupsionit në botë në pesë vitet e fundit. Për vitin 2019, mes 180 vendeve të marra në vlerësim, Shqipëria renditet e 106-ta me 35 pikë apo 7 vende më poshtë nga viti i mëparshëm.

Fahri Balliu i ftuar në Rtv Ora këtë rënie ja faturon emërimit të Arben Ahmetaj si Ministër Shteti për Rindërtimin.

Balliu: Në këtë koment kryeministri është me Arben Ahmetaj për të marrë 1 mld euro për tërmetin. Njeriu që shkatërroi ekonominë bashkë me kryeministrin është Arben Ahmetaj. Njeriu që u ndoq nga prokuroria për tu futur në burg për vjedhje me aferën e Hermesit, të telefonatave. Një njeri i strukur në një kurs për ekonominë dhe është vetëm një mësues anglishteje. Këtë e kemi tani Ministër të Rindërtimit, këto 7 vende që kemi rënë tani i kemi nga Arben Ahmetaj. Ky kujton se hanë bar ata si ajo gruaja nga Mirdita që ishte kryeprokurore. Edhe si gjetje letrare është e tmerrshme të vendosësh Arben Ahmetaj.

Balliu është kritik edhe ndaj SPAK, duke u shprehur se ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për drejtësi.

Balliu: Fakti që bota thotë këtë notë për korrupsionin dhe SPAK kolovitet akoma për të mos bërë hetime të thella për Unazën, shëndetësinë dhe koncesione të tjera. Dielli duket që në mëngjes dhe që në lindje, nëse nuk i bën që në ditët  e para, nuk jep sinjalet dhe shpresën për drejtësi, vetë do të jetë pjesë e këtij korrupsioni.

Fahri Balliu akuzon Ramën se me keqqeverisjen po shpopullon Shqipërinë.

Balliu: Financimi i jashtëzakonshëm i Soros për të paraqitur figurën e Ramës një kryeministër të ashtuquajtur artist, ai tre gjëra nuk i ka. Artist jo, se nuk është piktor, basketbollist jo se nuk bëri asnjë kosh, dhe kryeministër jo sepse solli Shqipërinë në këtë gjendje, një dëshpërim të madh që njerëzit vetëm ikin. Me lidhjen e fundit me Vuçiç, ky po shkon drejt formulimit të mendimit që ky është pjesë e këtij plani për shpopullimin përmes keqqeverisjes, banditizmit dhe korrupsionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...