Vrasja e Vilson Tafçiut, lihet në burg Noel Dishi

Saturday, 25 Janar 2020 11:44

Lihet në burg Noel Dishi, i cili qëlloi me armë zjarri për vdekje shokun e tij të ngushtë, Vilson Tafçiun në zonën e ‘Astirit’ në kryeqytet pak ditë më parë.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa i riu tre ditë pas ngjarjes u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, por deri tani nuk është gjetur arma e krimit apo telefoni i tij.

Megjithatë, gjyqtari i çështjes, Altin Abdiu vendosi që ta lërë në burg të riun, i cili përpara togave të zeza, deklaroi, se përpara dy vitesh ishte marrë peng në Durrës, për të kërcënuar shokun e tij të ngushtë, por se ishte liruar disa ditë më vonë në zonën e Vorës

Vilson Tafçiu u ekzekutua me armë zjarri në zonën e ‘Astirit’ më 20 janar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...