Mediat fqinje kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni në Astakos të Aitoloakarnania në Greqi, ku u kapën 1.2 ton drogë, si dhe u arrestuan katër shqiptarë.
Një shqiptar është organziatori i transportimit të 1.2 ton kokainës nga Karaibet, dhe madje CNN.gr thekson se është një person shumë i njohur në fushën kriminale.
Po ashtu është mësuar dhe itinerari i ngarkesës prej 1.2 ton kokaine, ishte nga ishujt Vincent në Karaibe dhe ishte transportuar me jaht deri në lindje të Greqisë, ku ishte vendosur në disa dhoma me qira në një zonë të banuar të Astakos. Kurse në jahtin me të cilin kishte ardhur droga u gjetën kallashnikovë dhe pistoleta dhe Policia e konfiskoi.
Prej andej disa persona të tjerë do të vinin ta merrnin për ta çuar më pas jashtë Greqisë. Nga operacioni ditën e sotme u arrestuan katër shqiptarë dhe tre grekë por nuk dihet nëse nga të arrestuarit është dhe shqiptari të cilin e konsiderojnë si ‘organizatori’.