Aktivisti i Unazës : Opozita nuk i tradhtoi banorët, ja pse bëri mirë që nuk ka ra në grackën e Ramës për gjakderdhje

Saturday, 25 Janar 2020 18:40

Pedagogu dhe aktivisti I njohur Artan Manushaqe, I ftuar në Syri Tv ka folur ndër të tjera edhe për protestën e Unazës së Re ndaj asaj që ai e quan sipërmarrja kriminale e qeverisë ndaj banorëve në këtë zonë si edhe për faktin pse ishte kundër prezencës së Opozitës ditën që Rama sulmi policinë me molotov kundër banorëve që po mbronin banesat e tyre.

‘Të loti i dytë ka ende disa objekte ku vazhdojnë të strehohen disa banorë të prekur nga tërmeti I 26 nëntorit. Nëse do të kishte një projekt ligjor, se këta projektin kanë vendosur ta vazhdojnë në mënyrë antiligjore, do të prekeshin edhe këta banorë nga shembja e objekteve.

Në vetvete Unaza nga Brenda është përmbajtje njerëzore, Njeriu është ai që bëhet. Njeriu në vetmi nuk bëhet.  Për mua opozita ka bërë mirë që nuk ka ardhur ditën që është sulmuar Unaza nga kjo qeveri kriminale në orën 5,00 të mëngjesit. Sigurisht që në pamje e parë u duk si një tradhëti, por banorët e Unazës e dine shumë mirë dhe janë të vetëdijshëm që opozita i ka mbështetur fuqishëm.

Pa mbështetjen e opozitës ajo protestë nuk do të mund të qëndronte në këmbë. Ndaj them që  opozita bëri shumë mirë që nuk erdhi. Rama luan me pjesën e tradhtisë. Rama përdor modelin, nuk përdor inteligjencën, Çfarë do ndodhte?

Do ndodhte që rezistenca do ishte më e madhe dhe do kidhte gjakderdhje.

Vetë kreu i Opozitës, Basha, Kryemadhi, kanë qenë të qartë. Kur të vijmë në pushtet të gjithë do dëmshpërblehen.

Që nga ky moment unë nuk kam pse të jem skeptic.

Edi Rama donte një 21 janar. Nuk ka mposhtje në këtë pjesë, Njerëzit kanë qendruar me dinjitet. Ka pasur disa efektivë të policisë që kanë qenë më hiperkativë, Sigurisht që ne I kemi regjistruar dhe kur të vijë moment do merremi edhe me ata nga ana ligjore. Ne kemi ruajtur gjakftohtësinë për të mos shkaktuar gjakderdhje.’

Aktivisti Manushaqe ka folur edhe për qëndresën e Teatrit Kombëtar.

‘Nuk janë vetëm arstistët, janë edhe qytetarët.

E shikoj si një rezistencë shumë qytetare, shumë të kompletuar dhe që ka një lobim shumë të fortë jashtë Shqipërisë.

Edhe Europa Nosta, vertetë është një organizatë jo fitimprurëse, por janë disa njerëz të artit, e cila njeh shumë mirë problemin e Shqipërisë, dhe jo më kot që Teatrin e ka vemdosur në 7 godinat që rrëzikohen të shemben. Dhe jo më kot janë edhe letrat që u janë dërguar kryeministrit  mister 15 përqindshit në Bashki, që do mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...