Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dhe aktivistë të tjerë protestuan sot para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Në një postim në faqen e tyre në Facebook, ata parashtruan kërkesat e tyre si më poshtë:
1. Rritje page
2. Rishikim norme
3. Pagesë për vjetërsi dhe vështirësi në punë
4. Dëmshpërblim për aksidentet në punë
5. Ndalje e presioneve ndaj punëtorëve
6. Rikthimin në punë i sindikalistëve të pushuar në mënyrë të paligjshme
7. Njohjen e statusit të minatorit
Protesta e tyre është përcjellë edhe nga Zëri i Amerikës.
“Tiranë: Një grup minatorësh nga Bulqiza dhe veprimtarë të tjerë që i mbështesin ata, zhvilluan sot një protestë para ministrisë së ekonomisë dhe kryeministrisë, duke shpallur një listë kërkesash për pagesa dhe trajtim më të mirë në punë”, thekson VOA ndër të tjera në kronikën e saj.