Lëkundje tërmeti janë ndier gjatë orëve të fundit në Tiranë dhe Korçë, duke filluar nga orët e mbrëmjes së 26 janarit deri në orët e para të këtij 27 janari.
Më i forti, ai i cili u ndje dhe nga 980 mijë banorë gjatë natës, ishte ai i orës 1:40 të 27 janarit, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, me epiqendër në Rrushkull të Durrësit
Por ndërkohë vetëm gjatë 26 janarit ka pasur edhe katër lëkundje të tjera Gjatë mbrëmjes kanë rënë katër, në orën 21:05 me magnitudë 2.9, në orën 21:13 me magnitudë 2.4, në orën 22:14 me magnitudë 2.6 në Korçë, dhe në orën 23:45 me magnitudë 2.0. Kurse tre të tjerët kanë qenë në zonën mes Fushë- Krujës dhe Durrësit.