Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, të cilët shkaktuan një aksident një ditë më parë, teksa u përplasën me njëri-tjetrin, duke drejtuar mjetet e tyre.
Nga aksidenti u plagosën dy shoferët e mjeteve dhe dy persona të tjerë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve, tip “Benz”.
Emrat e dy shoferëve të arrestuar, që janë Nexhip Xhafaj dhe Klevis Imeri.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë dy dretues mjeti pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugorë:
N.Xh., 21 vjeç, banues në Vlorë.
K.I., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, këta shtetas duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.