E flakën në një çadër plazhi, invalidi nga Ishmi lut Zotin për ndihmë

Tuesday, 28 Janar 2020 11:12

Bardhok Çerri nga fshati Bizë i Ishmit është invalid i punës qysh prej 38 vjetësh.  Ashtu si shumë familje të tjera, edhe këtij invalidi, tërmeti i dëmtoi rëndë shtëpinë duke ia bërë të pabanueshme.

Specialistët e bashkisë së Durrësit i kanë vënë tabelën që thotë se banesa përbën rrezik shembjeje dhe ndalohet hyrja në të.

Familja e tij e u pajis me një çadër verore ku ata janë të detyruar të qëndrojnë, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër ku të shkojnë. Ata thonë se çadra, e hollë, për ditë të nxehta plazhi, nuk është në gjendje të ndalë të ftohtin e këtij dimri, as lagështirën.

Sa herë bie shi, ai futet brenda duke e bërë tejet të vështirë jetesën në të. Bardhoku si invalid ka kërkuar disa herë që t’i jepet një kontenier, por kjo kërkesë nuk i është plotësuar megjithëse logjikisht dhe ligjërisht ai si invalid duhet të ishte pajisur me kontenier.

“Njësia administrative e Ishmit, - siç thotë Bardhoku, - kontenierët i ka shpërndarë me miqësi" dhe kërkesa e tij nuk është marrë në konsideratë.

Bardhoku bën lutje për ndihmë, i braktisur nga shteti, me sytë vetëm nga Zoti, sepse gjendja e tij shëndetësore ia vështirëson jashtë mase jetesën në çadër, ku era dhe shiu depërtojnë nga të gjitha anët; acari u ngrin trupin netëve dhe lagështira po u hyn thellë në kocka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...