I pritet koka një njeriu tek pazari i Korçës

Tuesday, 28 Janar 2020 14:29

Një person është gjetur i pajetë në afërsi të pazarit të Korçës.

Gazetarja e SYRI TV nga qyteti juglindor raporton se, dyshohet se këtij personi i kanë prerë kokën me sëpatë.

Ngjarja makabre ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar dhe në mes të ditës.

 

Dhjetëra njerëz kanë parë të tronditur ngjarjen e tmerrshme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri. 

***

Është ndaluar autori i dyshuar i krimit makabër të ndodhur në mes të Korçës, ku viktimë ka mbetur një shitës bananesh.

Danjel Topi është shoqëruar nga policia pasi ka qëlluar me sëpatë në qafë, një person tjetër.

Topi i ka prerë kokën me sëpatë Dashnor Osmani.

Ngjarja makabre ka ndodhur tek pazari i Korçës në vendin e njohur si ‘Agjencia’.

Modifikuar më Tuesday, 28 Janar 2020 15:01
Login to post comments