Prej kohësh, kemi raportuar se refugjatët e shohim Shqipërinë si ”rrugën e artë” të kalimit drejt vendeve të BE-së. Çdo ditë gra, burra dhe fëmijë sirianë vijnë orët e vona në Kukës dhe më pas marrin rrugën për tu larguar natën nga Pika Kufitare e Morinit ilegalisht.
Mësohet se sirianët vijnë me fugona dhe taksi, ndërkohë policia e Kukësit nuk jep informacion se çfarë do bëhet me këtë fluks të madh të sirianeve.
Nga ana tjetër, që në ditët e para të vitit, në Kukës janë arrestuar persona që tentojnë që të kalojnë ilegalisht refugjatë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, thotë se masat për të parandaluar këtë fluks janël marrë por në realitet, dhjetra sirianë kalojnë lirisht në Kukës.