Situata me gripin/ Një grua ndërroi jetë në spital, por ja çfarë thonë mjekët. ISHP: Janë 64 pacientë që kanë shfaqur komplikacione

Premte, 31 Janar 2020 10:23

Edhe pse në kulmin e sezonit të dimrit, situata gripale paraqitet normale. Mjekët konfirmojnë se ka pasur shtim të pacientëve me grip, por nuk ka asgjë të pazakontë në raport me një vit më parë.

Një gjë e tillë pohohet edhe nga mjekja pneumologe në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, Silvana Bala, sipas së cilës agresiviteti i virozës së këtij viti është normal në raport me vitet e kaluara. Edhe nga specialistja e laboratorit të referencës në ISHP, Iris Hatibi, bëhet me dije se gjendja epidemiologjike është normale dhe larg pragut epidemik. “Trendi i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore është në rritje, por ky është një numër normal dhe në raport me sezonin e një viti më parë është më i ulët. Nuk e kemi arritur akoma pragun epidemik”, tha Hatibi gjatë një komunikimi për mediat. Nga të dhënat rezulton se nga 230 pacientë të shtruar, 64 kanë paraqitur komplikacione. Ndërkohë që, një grua 61 vjeçe, si pasojë e komplikacioneve të gripit, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”. “Në javën e 3-të në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka ndodhur një vdekje e një pacienteje me moshe 61 vjeç, me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripi”, bëhet me dije nga ISHP.

RRITJA E RASTEVE 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në javën e 3-të të vitit 2020 vërehet një prirje në rritje e numrit të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme.

“Nga të dhënat e raportimit, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e tretë të 2020. Prej fillimit të vitit, në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/ H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit. Në përgjithësi, virusi i tipit A është ai që shkakton më problematika, sepse përhapet në popullatë më shpejt sesa virusi B”, vuri në dukje po ashtu Hatibi dje.

Në kushtet kur bota po përballet me një kërcënim të ri global, siç është konsideruar Koronavirusi, masa janë ndërmarrë edhe nga autoritetet shqiptare për të mos lejuar depërtimin e këtij virusi vdekjeprurës.

MASAT

Mjekët kanë apeluar që të bëhet vaksinimi për të qenë të mbrojtur nga gripi. Ata, të cilët vuajnë edhe nga sëmundjet kronike, siç janë diabeti, veshkat etj., janë më të rrezikuar.

Sa i takon mënyrës sesi shfaqet gripi, pra, shenjat që jep, ato janë: temperaturë e lartë, kollë, sekrecione, dhimbje koke, dhimbje kyçesh, fyti. Të gjitha këto janë simptoma paraprake. Nëse nuk trajtohen, ato kalojnë në komplikacione si pneumoni apo komplikacione të tjera. Ndjeshmëria është më e madhe tek ata pacientë që kanë probleme kronike, ndaj, nëse nuk ndërhyhet në kohë, pasojat mund të jenë fatale. Gripi sezonal është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu te njeriu.

“Virusi i gripit transmetohet nga njeriu te njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit me një person të infektuar. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të kontaminuara nga virusi dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën me duart e infektuara. Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-4 ditë. Një individ i prekur nga virusi i gripit, mund të infektojë të tjerët 1 ditë para shfaqjes së simptomave, gjatë periudhës së sëmundjes. Pra, një person i prekur nga virusi i gripit, mund t’ia transmetoje virusin një personi tjetër përpara se ai ta kuptojë që është i sëmurë”, informon ISHP.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...