“Besoni te shpirti i Skënderbeut dhe George Washington”- Yuri Kim mesazh për Reformën në Drejtësi: Do jemi krah për krah me ju! Me frymën e kurajos të jepni drejtësi për të gjithë

Premte, 31 Janar 2020 19:03

E pranishme në takimin e përbashkët për Reformën në Drejtësi, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, vuri edhe njëherë theksin tek rëndësia që ka implementi i kësaj reforme, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA tha se Amerika është krah për krah me Shqipërinë sa i takon kësaj reforme.

yuri kim 2

Ndërsa përmendi Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, dhe George Washington, Kim tha se fryma e tyre është ende në Shqipëri dhe se në këtë frymë duhet të jepet drejtësi për të gjithë.

“Dua të theksoj rëndësinë e Reformës në Drejtësi, në sulmin që ajo do t’i japë korrupsionit. Për të gjithë ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, të gjithë jemi shërbyes publik dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar: drejtësi për të gjithë. Ne mbartim një privilegj të madh për të siguruar besimin e  publikut, se do t’i bëjmë punët tona me integritet. Në Amerikë ne themi: shërbejmë drejtësi. Por nëse shikon rrënjën e shprehjes, do të thotë një çështje në të cilin sistemi ligjor jep një trajtim të drejtë. Në reformën në drejtësi jemi me ju krah për krah. Për mua ndërsa shoh këtë sallë me njerëz të drejtësisë, mendoj për dy personalitete, Skënderbeun dhe Georg Washington. Unë besoj që shpirti, fryma  e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri. Dhe besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut dhe George Washington janë të gjalla këtu dhe dua t’u shpreh që në këtë frymë të jepni drejtësi për të gjithë”, tha Yuri Kim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...