VIDEOLAJM/ Shihni si ishte çarë skafi, klandestinët të terrorizuar

Saturday, 01 February 2020 09:07

8 shtetas me kombësi siriane, mes tyre edhe një fëmijë si dhe skafisti janë shpëtuar nga roja bregdetare.

Alarmi SOS u dha 10 milie larg Gjirit të Durrësit, pasi gomonia kishte pësuar një avari në motorr. Pas koordinimit dhe vlerësimit të  informacionit në ndihmë të gomones që rrezikohej, doli anija e Forcës Detare, mjete të Guardia di Financa dhe të policisë së Kufirit.

Pas një operacioni që zgjati rreth 1 orë, ata morën në bordin e anijes emigrantët  që rrezikonin të mbyteshin, ndërsa gomonia u rimorkiua drejt portit të Durrësit. 

Shtetasit sirianë si dhe skafisti në gjendje të mirë shëndetësore  u shoqëruan në ambjentet e drejtorisë se policisë së Kufirit. Ata do të mbahen të izoluar për shkelje të paligjshme të kufirit, ndërsa mbi skafistin pritet të rëndojë akuza e “trafikut të qennieve njerëzore”.

Policia dyshon se gomonia e cila si destinacion kishte Italinë është nisur nga brigjet shqiptare dhe se shtetasit sirian ishin futur me herët në vendin tonë.

SYRI TV sjell pamjet e skafit të çarë dhe të klandestinëve të terrorizuar.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...