'Vret gruan si kaposh deti në banjo'/ Aktorja shpërthen ndaj Lulzim Cukut: Kërmë e pakallur, fëlliqësirë...

Diel, 02 February 2020 17:33

Krimi i rëndë që tronditi Xhafzotajn dhe mbarë opinionin publik në vend, ku bashkëshorti vrau me thikë bashkëshorten e tij, ka sjellë edhe revoltën e një aktoreje.

Bëhet fjalë për Egla Cenon, e cila shprehet se askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, fëlliqësirë dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë.

Aktorja i uron Lulzim Cukut, autorit të krimit në fjalë, të shkojë në ferr, pasi vrau bashkëshorten në prani të tre fëmijëve të mitur.

 

 ‘Askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, i padenjë, fëlliqësirë, i cënuar në nder, i tradhëtuar, i parespektuar, i pashërbyer dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë! Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli! E të më ndjejë Zoti por nuk flas dot me qetësi për një kërmë të pa kallur që vret gruan si kaposh deti në banjo! Manjola 33 vjeç’, shkruan Ceno.

 

Image

Kujtojmë që Cuku e ka vrarë bashkëshorten e tij Manjola Cuku për motive xhelozie. Në zonën ku jetonte çifti, 45 vjeçari cilësohej si një tip problematik dhe jo i qendrueshëm, ndërsa bashkëshortja krejtësisht e qetë.

Thuhet se marrëdhënia mes çiftit kishte rreth tre muaj që kishte pësuar krisje të forta, pasi autori dyshonte se viktima kishte një lidhje të dyfishtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...