Ligji anti-KÇK/ Xhixho: Iniciativë antikushtetuese, i jep fuqi të madhe Policisë së Shtetit. Dëmtohet rëndë imazhi i Shqipërisë

Diel, 02 February 2020 19:21

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho e ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” foli për ligjin anti-KCK, të miratuar së fundmi në parlament.


Xhixho tha se ky ligj është antikushtetues, kurse ka shtuar se me anë të tij i jepet fuqi e madhe Policisë së Shtetit. Për Xhixhon, ky ligj ndër të tjera dëmton rëndë edhe imazhin e Shqipërisë.

Ligji anti-KCK i jep fuqi të madhe Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Shtetit i bie që sekuestron pasuri, ndërkohë që duhet që për sekuestrime pasurie duhet që të vendosë Prokuroria. Reforma në drejtësi u mbështet si mekanizëm që do të bënte që drejtësia të mos jetë më në dorën e politikanëve. Mirëpo, ministri merr kompetenca me ligjin anti-KCK. Është skemë totalisht politike. Ne kemi ligje fort të mira, ligji antimafia, ligji të statusit të prokurorit, gjyqtarit etj.

Kjo maxhorancë ka probleme të shumta me krimin e organizuar dhe po ashtu ka korrupsion, sipas ndërkombëtarëve. Sesi mund të presin qytetarët që kjo qeveri e tillë të luftojë korrupsionin, këtë s’e dimë. Duhet ta bëjnë të huajt. Kjo iniciativë antikushtetuese dhe dhunon të drejtat e njeriut.  Kemi të bëjmë me dhunim të shtetit të së drejtës. Dëmtohet rëndë edhe imazhi i Shqipërisë. Kjo paketë triblon edhe institucionet e reja të drejtësisë. Duke dhunuar të drejtat e njeriut, mund të kemi padi edhe në Strasburg, gjë që ka kosto edhe për Shqipërinë si shtet”, deklaroi Xhixho.

 

E pyetur për reformën zgjedhore, Xhixho u shpreh se kjo reformë është shumë e rëndësishme të miratohet në formë të saktë.

“Ne jemi të vendosur për të pasur një tryezë me asistencë ndërkombëtare për të kryer reformën zgjedhore. Kjo zgjidh dekriminalizimin e politikës dhe gjithashtu heq fenomenin e vjedhjes së votës. Duhen zgjidhur këto dy çështje dhe duhen mbajtur edhe votime të lira e demokratike. LSI ka qenë e qartë në këtë drejtim. Asistenca e OSBE-ODIHR do të mund të sjellë progres”, tha Xhixho.

Erisa Xhixho theksoi se reforma zgjedhore duhet të miratohet në bashkëpunim me instancat ndërkombëtare, ndërsa ka nënvizuar se Rama është fajtor për shpopullimin e vendit.

“Unë mendoj se me ligjet që po miratohen, që miratohen ka shpejt, kjo padyshim mund të sjellë agravim të situatës ku gjendemi. Unë mendoj se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë institucionale. Vetëm me një reformë reale mund të dalim nga kjo situatë. Duhen zgjedhje të ndershme, pasi deformimi i vullnetit të qytetarëve ka sjell një situatë kaotike, me shkatërrim të sistemit zgjedhor dhe fuqizim vetëm të pushtetit të qeverisë. Opozita ka kërkuar gjithmonë se duhen zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo opozitë nuk mund të akuzohet vetëm për një gjë, atë që s’ka pasur mbështetje popullore. Ka pasur tepër mbështetje nga qytetarët.  Shqipëria po zbrazet dhe për këtë ka faj vetëm Edi Rama”, vlerësoi Xhixho.

Login to post comments