Një kuzhinier kinez hyri të shtunën në Rinas, mund të jetë bartës i Koronavirusit

Diel, 02 February 2020 21:56

Disa tregtarë kinezë në Tiranë denoncojnë ardhjen e një bashkëkombasi të tyre ditën e shtunë nga aeroporti i Rinasit. Ata shprehen për ABC News se personi në fjalë punon si kuzhinier në një restorant kinez në kryeqytet dhe kanë frikë se mund të jetë bartës i Koronavirusit.

Denoncuesit këmbëngulin se kuzhinieri kinez nuk është kontrolluar imtësisht dhe nuk është vendosur në karantinë.

 

Shuo Chen shprehet se “minoriteti kinez që jeton në Tiranë ka shqetësimin e vet sepse ky person që ka ardhur një ditë më parë është edhe kuzhinier, punon në restorant, ndaj rreziku është më i madh. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që vijnë nga Kina duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë”.

 
 

Shtetasit kinezë thonë se kuzhinieri me inicialet L. F. nuk i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor të imtësishëm në aeroport dhe ai mund të mbart virusin vdekjeprurës.

 

ABC News kontaktoi restorantin kinez ku punon kushinieri L.F. Në një bisedë telefonike ata thanë se punonjësi i tyre është i kontrolluar dhe i sigurt.

Pas shfaqjes së Koronavirusit, jeta e qyetarëve kinezë në vendin tonë, ka ndryshuar.

Tregtarët janë në kontakt të vazhdueshëm më familjarët e tyre, për tu siguruar që virusi nuk u është afruar. 

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...