Mbyllni kufirin me Kinën! Spitali i Hong Kongut hidhet në grevë prej koronavirusit

Hënë, 03 February 2020 10:26

Qindra punonjës të spitalit në Hong Kong janë hedhur në grevë, duke kërkuar që të mbyllet plotësisht kufiri me territorin e Kinës, me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e koronavirusit.

Hong Kongu ka pezulluar shërbimet hekurudhore ndërkufitare dhe tragetet, por punonjësit e shëndetësisë duan mbylljen totale të kufijve.

Autoritet thanë se mbyllja totale e kufirit do të ishte kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetit.

Deri tani ka pasur 15 raste të konfirmuara me virus në qytet.

“Nëse nuk ka mbyllje të plotë të kufirit, nuk do të ketë personel mjekësor të mjaftueshëm ose dhoma izolimi për të luftuar shpërthimin, “ tha Winni Yu, kryetare e Aleancës së Punëtorëve të Autoritetit Spital, që sapo u formua.

Qindra punonjës shëndetësie “jo thelbësorë” u hodhën në grevë të hënën. Unioni tha se punonjësit e vijës së parë të frontit, mjekët dhe infermierët, do ta bënin grevën të martën nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësoheshin.

Hong Kongu që ka një popullsi prej shtatë milionësh, ëhstë pjesë e Kinës, por ka dhe një autonomi të theksuar. Kufiri funksionon në të njëjtën mënyrë si një pikë kontrolli ndërkombëtare normale.

Krahas mbylljes së transportit, Kina ka ndaluar edhe lëshimin e viza individuale për udhëtarët që shkojnë ën Hong Kong.

Ka pasur më shumë se 17 mijë të infektuar në Kinë me virusin dhe 361 vdekje vetëm në atë territor.

Jashtë Kinës ka pasur më shumë se 150 raste të konfirmuara dhe vetëm një të vdekur në Filipine

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...