Detajet e pazbuluara nga dosja/ Heroina në Brenogë të Hasit e fshehur në pllaka mermeri, SPAK mbyll hetimet, 25 të pandehur për gjykim

Hënë, 03 February 2020 11:46

Heroina e sekuetruar në fshatin Brenogë të Hasit, dërgohej në laborator, në pallakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e cila ka mbyllur tashmë hetimet dhe ka dërguar çeshtjen për gjykim.

Thuhet se nga aktet e administruara në lidhje me evidentimin e faktit penal të konstatimit të laboratorit të prodhimit të lëndëve narkotike të llojit heroinë në Brenogë, rezulton se është i njëjti mekanizëm veprimi i bashkëpunëtorëve në prodhimin e lëndës narkotike të llojit heroinë duke trafikuar fillimisht nga jashtë shtetit në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës, që siç rezulton të provohet, atë e sillnin duke e fshehuar në pallakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri, ku bashkëpunëtorët kishin krijuar hapësira mes pllakave të mermerit duke e fshehur lëndën narkotike në to.

Në vijim, në dosjen e prokurorisë thuhet se pas prodhimit të lëndës narkotike, të llojit heroinë e realizonin trafikimin e saj nga Shqipëria për në Kosovë dhe vendet e tjera.

Bazuar  në akt ekspertimet e kryera si edhe përgjimet e bisedave mes të implikuarëve në këtë rrjet trafiku të lëndëve narkotike, SPAK kërkon dërgimin në gjyq për 25 të pandehur mes tyre, Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli),  Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu,
Saimir Gjepali, Mario Zeqiri (alias Edinjo), Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.

Laboratori i heroinës në fshatin Brenog të Hasit, u zbulua në tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine, çështja do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin eorganizuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...