Tërmeti e la pa shtëpi, paditet në gjykatë për ndërtim pa leje: Në çadër ishte ftohtë dhe jetesa ishte e papërballueshme...

Hënë, 03 February 2020 12:28

Në dymujorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe konkretisht në datën 26 janar, Gazeta “Si” përshkroi një fenomen të ri, trendin për të ndërtuar pa leje. Por, megjithëse policia i lidh referimet me shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti, në të njëjtin material shtohet edhe fakti i ndërtimit të paligjshëm, nëse qytetari nuk u është nënshtruar procedurave të lejes. Kjo po sjell dhjetëra referime në rang vendi dhe dhjetëra që presin të hetohen. Por ndërkohë njëri prej tyre ka përfunduar i pandehur në gjykatë. Teksa policia duket e vendosur të delegojë për hetime çdo banor që pretendon se po ndërton, pasi shtëpia i është shkatërruar nga tërmeti, edhe prokuroria ndan të njëjtin qëndrim me uniformat blu. Një 49-vjeçar me banim në Zall Herr pritet të gjykohet për akuzën e ndërtimit të paligjshëm, edhe pse ai në deklaratën e dhënë pranë Komisariatit numër katër këmbëngul se “në çadër ishte ftohtë dhe se fëmijët nuk i përballonin më ngricat”.

Gazeta “Si” po sjell pjesë nga fashikulli për shtetasin Ilir Hoxha, me profesion punëtor i thjeshtë, dhe me banim në Zall Herr, i cili pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019, do të përballet me gjykatën. Hetimi ndaj babait të tre fëmijëve është zhvilluar në gjendje të lirë dhe po ashtu pritet të gjykohet në gjendje të lirë.

Në dosje përmendet rrëfimi i 49-vjeçarit që këmbëngul se ai e shkeli ligjin nga halli, pasi tërmeti i kishte shkatërruar shtëpinë e vjetër dhe e kishte lënë në qiell të hapur. Iliri madje tregohet i gatshëm të vendosë në dispozicion dokumentet e shtëpisë së vjetër, por siç shton ai “ka frikë të hyjë në objektin e shkatërruar”.

Ilir Hoxha: Familja ime përbëhet nga pesë persona, tre fëmijët dhe bashkëshortja. Jetoja në një shtëpi të vjetër në Zall Herr. Pas tërmetit shtëpia u shkatërrua dhe për këtë njësia administrative më pajisi me një çadër ku jetuam deri së fundmi. Në çadër ishte shumë ftohtë dhe jetesa ishte e papërballueshme. Bëra kërkesë në njësinë administrative për ndihmë për vlerësimin e dëmeve. Njësia solli grupet e verifikimit dhe ata panë nga afër dhe konstatuan se shtëpia ishte e pabanueshme. Gjatë kësaj kohe dëgjova në media ku thuhej se personave që ju është dëmtuar shtëpia, mund t’i kryejnë vetë ndërtimet nëse kanë mundësi ekonomike. Gjendur para faktit që në çadër nuk jetohej më për shkak të të ftohtit, por edhe lagështirës, nisa ndërtimin e një shtëpie të vogël në tokën që e kam marrë sipas ligjit 7501. Për këtë tokë unë disponoj edhe AMTP, por nuk hyj dot në shtëpi ta marr sepse kam frikë të hyj, pasi është shpallur e pabanueshme.

Por, në përfundim siç mëson Gazeta “Si”, banorit të Zall Herrit i është njoftuar akuza e ndërtimit të paligjshëm, pasi veprimet që ai ka kryer sipas prokurorisë bien në kundërshtim me një VKM datë 408 datë 13 maj 2015 në fushën e ndërtimit. Siç rezulton nga të dhënat që Gazeta “Si”, ka grumbulluar, fenomeni i ndërtimit të shtëpive është shtrirë edhe në shumë fshatra të tjerë dhe të gjithë të raportuarit nga policia këmbëngulin se “në këtë krim i ka shtyrë tërmeti, pasi ai i ka lënë pa çati mbi kokë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...