U premtoi punë në Gjermani, zhduket 34-vjeçari që mashtroi shqiptarët. Ja këshilla e autoriteteve

Tuesday, 04 February 2020 11:58

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka, ka trajtuar këtë të hënë një rast mashtrimi, që në pamje të parë të duket i zakonshëm dhe në vlera të vogla monetare të humbura. Por në të vërtetë nisur nga numri i lartë i personave të mashtruar, është një rast shqetësues që ka ndodhur në mes të Tiranës. Historia nis në fund të vitit 2017, kur një 34-vjeçar me shtetësi gjermane mbërrin në Tiranë. Brenda pak ditësh, ai ngre një strukturë të mirëfilltë dhe del në treg me ofertën entuziaste për këdo që e lexonte apo e dëgjonte: “Kontrata të sigurta punësimi në Gjermani”

Labinot Citaku i lindur në Mitrovicë dhe me shtetësi gjermane, erdhi i vetëm në Rinas në Shtatorin e vitit 2017. Ai u vendos në Tiranë në një shtëpi me qira, me ide të qarta dhe një plan konkret se si të bënte para pa lodhje dhe shumë lehtësisht. Labinoti ngriti një skemë mashtruese nëpërmjet një agjencie punësimi që u premtonte qytetarëve kontrata punësimi të garantuara për në Gjermani. Për ta bërë të besueshme të gjithë skemën e mashtrimit, ai fillimisht gjeti një zyrë me qira në një qendër tregëtare në rrugën e Kavajës në Tiranë për t’u spostuar pas disa muajsh në rrugën ‘Misto Mame’ në një ambient tjetër.

Ai iu drejtua Qendrës Kombëtare të Bizneseve dhe me një pagesë prej 1000 lekësh të vjetra, ai themeloi në datën 18 Dhjetor 2017 kompaninë ‘Çitaku Group’ me aktivitet agjenci punësimi. Pas këtij hapi që rriti besueshmërinë e tij, ai publikon njoftime se kërkonte të punësonte sekretare. Pasi siguron dhe stafin, Labinoti hidhet në aksion. Me një fushatë marketingu të mirëmenduar, ai shpërndan njoftimet joshëse ku bënte me dije se në Mynih dhe në Berlin kërkohen 500 punëtorë të profesioneve të ndryshme që do paguheshin deri në 2500 Euro në muaj . Labinoti kishte filluar të priste qytetarë të interesuar çdo ditë nga ora 09:00 deri në 17:00. Ai u shpjegonte atyre se pagesa totale është 2500 Euro bruto dhe në dorë ata do merrnin 1600 Euro në muaj. Të interesuarit nuk ishte e thënë të kishin një kualifikim të certifikuar, por duhet të paraqisnin vetëm kopje të letërnjoftimit apo dhe pasaportës.

Kompania e Labinotit u premtonte të interesuarve kontrata punësimi për në Gjermani, por para se të nënshkruanin kontratën, ata duhet të bënin një pagesë në bankë në vlerën e 50 Eurove, dhe sipas tij, pasi të njoftonte ambasada gjermane, do të duhej të paguhej nga aplikanti dhe shuma tjetër prej 301 Eurosh, pagesë që bëhej pak ditë pas derdhjes së vlerës së parë pa pritur një konfirmim nga ambasada .
Që nga fundi i vitit 2017 deri në Qershor të vitit 2018, tek zyrat e Labinotit ishin paraqitur me dhjetra qytetarë, por vetëm 107 prej tyre kishin arritur të nënshkruanin një kontratë tip dhe që kishin derdhur secili shumën prej 351 Euro me një vlerë totale prej rreth 40 mijë Euro.

Por pavarësisht premtimit se gjithçka do të shkonte më së miri, për asnjë prej aplikuesve ende nuk kishte patur një njoftim për t’u paraqitur në ambasadë për të vijuar me procedurat e tjera.
Mungesa e një kontakti nga zyrat e ambasadës alarmoi aplikuesit se mund të kishin rënë pre e mashtrimit dhe donin të dinin se çfarë po bëhej me kontratat paraprake të firmosura me Labinotin. “Çitaku Group” kishte premtuar shumë dhe tashmë kishte ardhur koha që të përballej me premtimin pasi qytetarët kishin paguar dhe kërkonin një shpjegim se çfarë po ndodhte.

Këtu filluan dhe dyshimet e para. Në fund të Qershorit dhe në fillim të Korrikut të vitit 2018, në dyert e kompanisë filluan të vinin aplikuesit e parë ku mes tyre kishte dhe familje me 4 deri në 6 anëtarë dhe kërkonin të dinin se çfarë bëhej.
Labinoti kishte filluar të vinte më rrallë në Shqipëri dhe kishte lënë në zyrë tre pjestarë të stafit që merreshin me pritjet.
Ndërsa, në një prej ditëve ai ishte vetë i pranishëm kur mbi 20 aplikues kërkonin të tërhiqni mbrapsht paratë. Por ai u premtoi se brenda dy javësh do t’i dërgonte në Gjermani në një qytezë dhe do merrnin fillimisht 1000 Euro në muaj pa punuar. Por më parë aplikuesit duhet të derdhni dhe një shifër në bankë prej 300 Eurosh. Me këtë premtim aplikuesit u larguan.
Por dy ditë më vonë, Labinoti lë Shqipërinë përmes aeroportit të Rinasit duke mos njoftuar askënd nga stafi, ndërsa qiramarrësin e lajmëron se në fund të muajit do të dorëzonte zyrën.
Më datën 17 Korrik 2018 në dyert e Policisë së Tiranës paraqiten 4 pjesëtarë të një familje që denoncojnë se kishin paguar rreth 1400 Euro tek kompania ‘Çitaku’ dhe askush nuk iu jepte sqarime se çfarë po ndodhte me kontratat e tyre të punësimit për në Berlin.
Menjëherë policia vihet në lëvizje dhe shkon te ambientet e fundit ku ishte vendosur kompania Çitaku në rrugën “Misto Mame”.
Por roja tek dera i sqaron se kompania ka mbyllur zyrat dhe kanë marrë pajisjet dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Ndërkohë policia tenton të kontaktojë me çdo formë edhe nëpërmjet telefonit. Por të gjithë numrat e përdorur publikisht nga kompania rezultonin të fikur.
Paralelisht qytetarët ishin drejtuar në ambasadën gjermane për të pyetur, por kishin marrë përgjigjen se ambasada nuk kishte asnjë lidhje me kompaninë “Çitaku Group” apo me aplikimet e bëra nga ana e kësaj kompanie për ndonjë individ të caktuar.
Mashtrimi po bëhej më evident. Ndërkohë në QKB, biznesi ende figuronte aktiv.
Pas një hetimi të shpejtë u arrit të sigurohej nga banka e nivelit të dytë lista e plotë e personave që kishin rënë viktimë e kësaj skeme mashtrimit.
Në kontaktet me disa prej tyre, emisioni Uniko mësoi prej tyre se e kishin kërkuar për ditë me radhë Labinotin dhe nuk kishin arritur ta gjenin. Ata pohuan se nuk u paraqitën për kallëzim duke menduar se nuk do u merrej në konsideratë nga vlera prej 351 Euro që ishin mashtruar.
Prokuroria nisi hetimet vetëm me kallëzimin e 4 pjestarëve të një familje dhe arriti të dokumentonte veprimtarinë kriminale.
Pasi u identifikuan, në pyetje u morën dhe punonjësit shqiptarë të kompanisë. Ata pohuan faktin shokues se asnjë prej më shumë se 100 aplikuesve nuk ishte pajisur me vizë pune nga ambasada.
Sipas tyre, ditët e fundit Labinoti u kishte thënë se zyra në Shqipëri do të mbyllej sepse kishte patur probleme me zyrën tjetër në Gjermani dhe më pas nuk ishte paraqitur më në punë.
Njëri prej punonjësve i tha emisionit Uniko në kushte anonimati se u detyruan të merrnin kompjutera dhe pajisje, pasi muajn e fundit Labinoti nuk i pagoi plotësisht rrogat.
Përpjekja për të sekuestruar llogaritë bankare të Çitakut në Shqipëri rezultoi e kotë. Ai i kishte zbrazur duke tërhequr të gjitha paratë që kishte siguruar nga qytetarët.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë iu përgjigj interesimit të emisionit Uniko duke konfirmuar se ndaj Labinot Çitakut ka një proces gjyqësor të hapur.
“Me vendimin nr.2274 akti datë 03.06.2019 në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura është vendosur pranimi i kërkesës së prokurorisë dhe dërgimi i çështjes për gjykim. Në vijim çështja i është nënshtruar procedurës së shortit dhe aktualisht rezulton me statusin çështje në gjykim, pra gjykata nuk është shprehur me vendim përfundimtar”, thuhet në përgjigjen e emisionit Uniko.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi, përmend disa skema mashtrimi të ngjashme, pre e të cilave kanë rënë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Personat që merren me këtë lloj veprimtarie të mashtrimit, janë të fokusuar tek interesi i qytetarit për t’u larguar ose për të gjetur një vend pune më të mirë. Në këtë këndvështrim, ato ndërtojnë strategji të ndryshme. Ne kemi pasur një rast 2-3 vite më parë që abuzonin me komunitetin rom duke ju thënë që ju mund të merrni të drejta sepse këtu nuk i keni dhe në Gjermani mund të merrni azil. Një tjetër formë që ka qenë tipike por sot është e ndaluar fare është rasti që përdornin duke marrë vërtetime nga shoqata pajtimesh, apo kryepleqsh sikur jemi në hasmëri, kemi probleme, dhe kjo ka qenë një formë tipike e mëparshme që sot nuk po përdoret më”.

Drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit jep edhe këshilla për qytetarët, se si të bëjnë kujdes në raste të tilla. Sipas tij, mashtruesit përdorin edhe rrjetet sociale, të tilla si Facebook-u, ku krijohen kontaktet me qytetarët, të cilët i joshin për punë në vendet e BE-së, pasi u marrin paratë, humbasin çdo gjurmë.

“Ka pasur dhe një tipologji tjetër që duhet pasur kujdes, rrjetet sociale, siç është Facebook-u. Nëpërmjet Facebook-ut, njerëzit nga Suedia apo nga vendet e BE janë lidhur me vajza apo me djem në Shqipëri. Duke komunikuar, ju kanë ofruar që ne mund t’ju garantojmë punësim këtu dhe është e rëndësishme që ju të bëni një pagesë paraprake, qoftë 200, 300 deri në 500 Euro dhe njerëzit kanë rënë pre e këtij mashtrimi dhe duke bërë pagesa nëpër numra të caktuara llogarish dhe pastaj kanë vajtur dhe në Suedi ose dhe në vendet e BE, e nuk i ka pritur asnjeri. Ju është mbyllur telefoni, ju është mbyllur faqja e Facebook dhe kjo është një fushë që qytetarët duhet të kenë kujdes në komunikimet që qytetarët duhet të kenë./klanplus

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...