Eksodi i dytë i qytetit me të varfër me deputetin me jetëgjatë

Tuesday, 04 February 2020 18:53

Nga Selim Karaj


Librazhd  është qyteti me i varfër i Shqipërisë me deputetin me jetëgjatë ne parlament dhe me te pasur Taulant Ballen! Pas viteve 90 Librazhdi pati shpërngulje demografike të popullatës drejt qyteteve Durrës Lushnjë, Tiranë, e zona te tjera, për shkak të vështirësive në zonat rurale. Kush do ta besonte se pas 30 viteve largimi i popullatës do kishte këto ritme ku popullsia e rrethit të Librazhdit eshtë tkurrur me 60%. Kush mendohet se janë shkaqet? Unë mendoj se qytetarët kanë humbur besimin dhe nuk shohin të ardhme dhe shpresë në këtë qytet që po shkon drejt zbrazjes totale. Unë do pasqyroj një situatë pas vitit 2005 e deri me sot. Në zgjedhjet 2005 Librazhdi për herë të parë përfaqësohet me deputetin e tyre ne Parlament pavarësisht se forca politike e majtë humbet zgjedhjet nga viti 2005 deri ne vitin 2013 Librazhdi merr 52 milion euro investime sidomos në infrastrukturë.
Vjen viti 2013 dhe nga mashtrimi dhe propaganda e Taulant Ballës dhe e Rilindjes ndërrohet qeveria dhe qytetarët librazhdas besuan se Taulanti do sillte mrekullinë, pavarësisht se vizat ishin hequr ne 2010, eksodi nuk kishte filluar, emigracion ishte normal kishte shkonin dhe ktheheshin me investime ne vendin e tyre. Më parë shoku Taulant justifikohej se nuk kishte pasur mundësi te tërhiqte fonde për Librazhdin sepse qeveriste e djathta. Me ardhjen e Rilindjes në pushtet administrata e Librazhdit qe duhej te ishte ne shërbim te qytetareve u shndërrua ne një çerdhe farefisnore e krushqie dhe persona qe kontribuuan ne blerje votash për shokun e Partisë. Çdo gjë ne ketë qytet ra ne dore te 2 apo 3 personave qe i komandonte kryetari komitetit Balla. Investimet ne qytetin e Librazhdit dhe ne zonat rurale ranë ne pikiate mos me thënë qe asnjë investim sidomos ne fshatrat qe kane mbetur si ne mesjetë ku një fshat para 10 vitesh kishte afërsisht mbi 1 mije banor sot nuk ka fshat ne këtë zonë te ketë mbi 300 apo 400 banore kjo është politika rilindase deputeti qe ka 15 vjet ne parlamentin shqiptar sot ne këtë qytet te vogël nuk vjen me madje dhe kur vjen fshehurazi për te beri ndonjë foto propagande tashme qe çdokush ne këtë zone te mjere ku e mbushur me fukarallëk dhe me një grusht njerëzish qe dhe këto janë mosha e tret dhe e pamundur për tu larguar. Zot mëshiroje këtë popull te vuajtur nder vite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...