Bashkia e Tiranës ka paditur ditën e sotme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për dhunë ndaj recepsionistes në godinën nr 4 në Qytetin Studenti.
Sipas Veliaj, Basha ka hyrë me forcë me godinë bashkë me katër shoqëruesit e tij.
Lidhur mbi këtë denoncim ka reaguar edhe zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Ina Zhupa që e ka cilësuar qesharak këtë padi.
‘Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt. Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente. Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve.’
© SYRI.net