Spikerja bionde e OFL-së/ Si e ironizojnë gazetarët Parruca dhe Zheji

E mërkurë, 05 February 2020 18:47

Operacioni Forca e Ligjit duket se është më shumë shfaqje. Mediat po merren më shumë me identitetin e spikeres së OFL, e cila shfaqet me syze të zeza në konferenca shtypi.

OFL zbuloi sot se bëhej fjalë për efektiven Eljes Breca, e diplomuar për psikologji në Firence, e cila ka rreth një vit që është pjesë e PR të OFL-së. E ndërsa jepte lajmin në “News24”, spikeri Edvin Parruca tërhoqi vëmendje me prezantimin që i bëri të resë, teksa jo vetëm i dha një ton zërit të tij, por hoqi edhe syzet me habi, duke ironizuar kështu aksionet e OFL.

 

 

“Jo vetëm për elementet karakteristike si syzet e zeza që mban para kamerave, por edhe për fizikun e saj. “News24” zbulon kush është zëdhënësja e operacioni ‘Forca e Ligjit’”, thotë gazetari Parruca, teksa heq syzet e tij.

 

Ndërkohë në një koment, edhe analisti Artur Zheji ironizon aksionin.

“Kontrasti piktoresk, i të verdhës verbuese, të policeve bionde, me uniformën blu të thellë dhe syzet me xhama të mëdhenj dhe të zi, është pra një kontrast i goditur. Porse, vetëm një kontrast i gjetur filmik dhe televiziv, por duhet me pa më tej. Urime pra OFL-së, superfigurante! Mjerë çunat e krimit, duket se atyre, u kanë hyrë dridhmat në bark…,” shkruan ai.

Modifikuar më E mërkurë, 05 February 2020 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...